Ndërlidhjet

Maqedonia pret fondet nga BE për krizën me migrantë


Migrantët në Maqedoni
Migrantët në Maqedoni

Disa mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, edhe të enjten me tren nga pika kufitare e Bogorodicës mes Maqedonisë dhe Greqisë kanë arritur në Tabanovc, në vendkalimin kufitar me Serbinë.

Ata pasi qëndrojnë disa orë për të pushuar, ku nga organiztat humanitare të cilat veprojnë në teren marin ushqim dhe ujë, në këmbë vazhdojnë rrugëtimin drejt Preshevës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Nuk kemi probleme, lehtësisht kalojmë nëpër Maqedoni. Njerëzit në këtë vend sillen mirë me ne që vijmë nga Afganistani dhe vendet e tjera”, është shprehur një migrant.

“Jam nisur për në Gjermani, sepse në vendin tim ka luftë. Talibanët për çdo ditë e sulmojnë shtëpinë time, provincën në të cilën jetoja. Pirndërit e mi humbën jetën në luftimet në Kunduz, rrethina e Bagllanit”, thotë një migrant tjetër.

Institucionet e vendit thonë se përballen me probleme financiare ngase akoma nuk ka arritur ndihma e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 17 milionë euro, e destinuar për Maqedoninë dhe Serbinë për menaxhimin e krizës me migrantët.

Drejtoresha e Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Suzana Saliu, e cila njëhërësh kryeson edhe shtabin e përgjithshëm për menaxhimin e krizës me migrantët, thotë se nuk mund të tregojë me saktësi se sa para shpenzon Maqedonia brenda ditës për refugjatët, duke theksuar se bëhet fjalë për vlera të mëdha të cilat institucionet i shpenzojnë nga buxheti vetanak.

“Me saktësi, nuk mund të vërtetojmë se çfarë shpenzime bën Maqedonia si shtet për migrantët brenda ditës, por më duhet të theksojë se institucionet e shtetit të cilat janë të angazhuara në menaxhimin e krizës me migrantët, kanë shpenzime të jashtëzakonshme të cilat nuk janë paraparë në buxhetin e tyre vjetor".

Tani për tani, institucionet shpenzojnë mjetet e rregullta të buxhetit. Si më të prekura janë Ministria e Shëndetsisë, ushtria dhe dikasteri i policisë. Tani për tani institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare nga jashtë”, thekson Saliu.

Nga ana tjetër, organizta humanitare të cilat veprojnë në qendrën pranuese të migrantëve në Gjevgjeli dhe Tabanovc, thonë se ndihmat të cilat i shpërndajnë për refugjatët për çdo ditë, kryesisht sigurohen nga qytetarët dhe biznesmenë të ndryshëm nga vendi.

“Ne si iniciativë qyetare e cila është e angazhuar në dhënien e ndihmave humanitare, që në fillim të krizës me refugjatët, por edhe organizatat e tjera të cilat veprojnë në pikën e pritjes së refugjatëve në Tabanovc, të gjitha ndihmat i sigurojmë nga qytetarët, përkatsisht donacionet e kompanive private".

"Më duhet të them se deri më tani skemi pasur asnjë donacion apo ndihmë nga institucionet shtetërore apo ndonjë institucion tjetër jashtë vendit”, thekson Avni Saliu nga organizata humanitare "Legis".

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni, për çdo ditë kalojnë tranzit rreh 2500 migrantë.

Ndërkohë që gjatë katër muajve të fundit, Maqedoninë tranzit e kanë kaluar mbi 120 mijë migrantë, por vetëm 50 prej tyre kanë kërkuar azil.

XS
SM
MD
LG