Ndërlidhjet

Vuçiq anulon udhëtimin për në Shqipëri


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka anuluar udhëtimin për në Shqipëri, për të parë ndeshjen e futbollit që zhvillohet sot mes Shqipërisë dhe Serbisë, në Elbasan, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016.

Ai ka thënë se ka anuluar udhëtimin me qëllim “që rolin kryesor ta kenë futbollistët.”

Autobusi, i cili po barte lojtarët serbë, është sulmuar me gurë në Shqipëri, duke nxitur reagim diplomatik nga ana e Serbisë.

Vuçiq ka dënuar “sulmin e huliganëve të adhuruesve të Shqipërisë” dhe ka bërë thirrje tek autoritete shqiptare “që të krijojnë kushte sigurie për të gjithë serbët” gjatë ndeshjes.

XS
SM
MD
LG