Ndërlidhjet

logo-print

Më 6 dhjetor në Armeni mbahet referendum


Serzh Sargisian.

Serzh Sargisian.

Presidenti i Armenisë Serzh Sargisian ka nënshkruar një dekret, përmes së cilës në vend do të mbahet referendum, më 6 dhjetor.

Përmes kësaj pritet të ndryshohet rendi kushtetues, duke e shndërruar Armeninë në republikë parlamentare.

Qindra aktivistë të opozitës për ditë të tëra kanë kundërshtuar ndryshimet kushtetuese.

Sipas propozimit të bërë, kompetencat e presidentit do të barten tek parlamenti dhe presidenti nuk do të zgjidhet drejtpërdrejtë nga vota e popullit.

Zgjatja e mandatit të presidentit do të bëhet nga pesë në shtatë vjet.

XS
SM
MD
LG