Ndërlidhjet

Thaçi: Nuk ka tërheqje të nënshkrimit për marrëveshjen me Serbinë


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj veprimeve të sotme të bëra nga opozita në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se është i zhgënjyer nga veprimet e opozitës dhe “se nga sulmet e tyre kanë pësuar edhe ata që ia kanë kushtuar jetën idesë për Kosovën e lirë”.

“Opozita nuk është duke cenuar vetëm demokracinë në Kosovë por tani ka filluar të cenojë edhe integritetin personal, dinjitetin e madje edhe vet shëndetin e deputetëve të Kosovës. E duke sulmuar deputetë, duke penguar punën e Kuvendit, opozita po vepron drejtpërdrejt edhe kundër vet themeleve të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj,” ka shkruar Thaçi, në Facebook.

“Nuk do të ketë zgjerim të koalicionit, zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2018, nuk do të ketë tërheqje të nënshkrimit nga marrëveshjet dhe do të jemi edhe më të vendosur për të punuar për integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO dhe për të ruajtur miqësinë e përhershme me SHBA-në. Asnjë presion, shantazh apo dhunë nga kushdo qoftë, nuk do të ndalë konsolidimin e shtetit të Kosovës.“

XS
SM
MD
LG