Ndërlidhjet

Presidenti turk paralajmëron Rusinë për marrëdhëniet tregtare


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka tërhequr vërejtjen Rusisë se veprimet e saja ushtarake në Siri, rrezikojnë interesat ruse në Turqi.

“Humbja e Turqisë, është humbje serioze për Rusinë,” ka thënë Erdogan.

Ai ka thënë se Ankaraja mund të shoh edhe për mënyra për furnizim me gaz dhe të anulojë ndërtimin e termocentralit të saj bërthamorë, i cili po ndërtohet nga Rusia.

Zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitry Peskov është shprehur optimist se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë duke thënë se “këto janë përfitime të përbashkëta.”

XS
SM
MD
LG