Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja dënon veprimet e sotme të opozitës në Kuvendin e Kosovës


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.


Përmes një deklarate të përbashkët, rreth zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës kanë reaguar: Zyra së BE-së, ajo e Përfaqësuesit të Posaçme të BE-së si dhe Ambasadat/Zyrat e Shteteve Anëtare të BE-së, në Kosovë.

“Veprimet e dhunshme në Kuvend sot janë për keqardhje. Derisa secili është i lirë që të shprehë mendimin dhe të mbrojë pozitën e tij/saj, përdorimi i dhunës është i papranueshëm. Kjo nuk zgjidhë asnjë problem të Kosovës, mirëpo vetëm i rritë ato.”

Ata kanë dënuar veprimet e opozitës në Kuvend dhe u kanë bërë “thirrje që të respektojnë parimet themelore të demokracisë dhe të mundësojnë një debat të lirë dhe të hapur në Kuvend për të gjitha çështjet lidhur me Kosovën.”

Më tutje në deklaratë thuhet se “sjellja e pamatur si kjo sot nuk kanë vend në një demokraci dhe është e papranueshme. Duhet të kuptohet se në një demokraci edhe opozita duhet të pajtohet me votën e shumicës. Ne jemi zotuar që të punojmë me institucionet e Kosovës dhe të mos pranojmë dhunën dhe thirrjet për dhunë si mjet politik legjitim.”

XS
SM
MD
LG