Ndërlidhjet

logo-print

Pjesa e parë Shqipëri - Serbi, 0:0


Pamje nga ndeshja

Pamje nga ndeshja

Pjesa e parë e ndeshjes në futboll ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila po mbahet në stadiumin “Elbasan Arena” në Shqipëri ka përfunduar pa gola.

Ndeshja është e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian në futboll, Euro 2016.

Ndeshja e parë mes Serbisë dhe Shqipërisë u luajt më 14 tetor të vitit të kaluar në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Ajo u ndërpre, pasi një fluturake me simbole kombëtare shqiptare hyri mbi stadium, dhe kaq mjaftoi që tifozë të ekipit serb të hynin në fushë e të ushtronin dhunë ndaj lojtarëve shqiptarë.

Arbitrazhi i UEFA-s i dha ekipit shqiptar tre pikët e ndeshjes.

XS
SM
MD
LG