Ndërlidhjet

Serbia shënon fitore kundër Shqipërisë, 2:0


Pamje nga ndeshja
Pamje nga ndeshja

Ndeshja në futboll ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin "Elbasan Arena" ka përfunduar me rezultatin 2:0, për Serbinë.

Golat u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë rezultat Shqipëria nuk arrriti të shtojë gjasët për t'u kualifikuar në kampionatin evropian të futbollit "Euro 2016".

Ndeshja e parë mes Serbisë dhe Shqipërisë u luajt më 14 tetor të vitit të kaluar në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Ajo u ndërpre, pas dhunës që u ushtrua në stadiumin "Partizani" të Beogradit nga ana e tifozëve të ekipit serb.

Arbitrazhi i UEFA-s i dha ekipit shqiptar tre pikët e ndeshjes.

XS
SM
MD
LG