Ndërlidhjet

Trump: Ushtari Bargdahl është dashur të ekzekutohet


Bowe Bergdahl

Bowe Bergdahl

Kandidati presidencial republikan në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtari amerikan, Bowe Bergdahl, është dashur të ekzekutohet për shkak të largimit nga detyra e tij në Afganistan.

Këto komente u bënë mbrëmë vonë në një fushatë të zëshme, pasi një gjykatë ushtarake e refuzoi kërkesën e ushtarit Bergdahl, që të bëhen publike dokumentet për përcaktimin nëse ai do të paraqitet në gjykatë ushtarake për dezertim nga detyra e tij në Afganistan, në vitin 2009.

Pasi ishte mbajtur i zënë nga talibanët në periudhën 2009 – 2014, Bergdahl ishte këmbyer në marrëveshjen kundërthënëse për pesë komandantë talibanë që mbaheshin në burgun amerikan në Guantanamo Bej në Kubë.

Zoti Trump për një kohë të gjatë e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje për këmbim.

Avokati i ushtarit Bergdahl, Eugene Fidell, tha se sikur Trump “të studionte se çka është paraqitur aktualisht në dëgjimin preliminar, ai do të këndonte një melodi tjetër”.

Sipas avokatit, në të kaluarën, Trump me pantomimë e kishte simbolizuar ekipin e ekzekutimit.

XS
SM
MD
LG