Ndërlidhjet

logo-print

Facebook s’do të ketë opsion “nuk e pëlqej”


Ilustrim

Ilustrim

Rrjeti social Facebook ka njoftuar se nuk do të ofrojë opsionin “nuk e pëlqej”, por në vend të tij do të testojë alternativa si “i/e zemëruar”, “i/e pikëlluar”, “yay” dhe “wow”.

Kompania ka thënë se opsionet e reja, përdoruesit në Irlandë dhe Spanjë mund t’i përdorin nga sot.

“Opsionet ofrojnë mënyra të reja për të shprehur dashuri, frikë, humor dhe trishtim”, ka thënë themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Në muajin shtator, Facebook ka thënë se është duke u bërë gati për të shtuar opsionin “nuk e pëlqej”, por Zuckerberg qysh atëherë ka thënë se nuk do që opsioni i ri të jetë mekanizëm me të cilin njerëzit mund të zhvlerësojnë postimet e të tjerëve.

Zuckerberg ka krijuar Facebook-un në vitin 2004 derisa ka qenë student i Harvardit.

XS
SM
MD
LG