Ndërlidhjet

Në Kroaci kanë hyrë gati 138,000 refugjatë


Tovarnki, Kroaci

Tovarnki, Kroaci

Ministria e Brendshme e Kroacisë ka bërë të ditur se numri i refugjatëve që kanë hyrë në këtë vend ka arritur gati në 138,000.

Pjesa më e madhe e tyre arrijnë nga pikat kufitare me Serbinë, Bapska dhe Tovarnik.

Pas hyrjes në Kroaci, refugjatët, në mënyrë të organizuar, dërgohen në kufi me Hungarinë.

Kroacia është bërë vend tranzit për ta nga gjysma e shtatorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar fluksin e njerëzve.

Refugjatët, kryesisht nga Siria dhe Afganistani, synojnë të arrijnë në vende më të begatta të Evropës, si Gjermania dhe Suedia.

Mbi 600,000 njerëz kanë arritur vetëm këtë vit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG