Ndërlidhjet

logo-print

Steinmeier: Rusia ka komplikuar konfliktin në Siri


Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se konflikti në Siri është komplikuar edhe më shumë me angazhimin ushtarak të Rusisë.

Ai, megjithatë, ka thënë se sulmet ajrore ruse në Siri nuk duhet të pengojnë kërkimin e një zgjidhjeje atje.

“Nuk duhet të harrojmë prioritetin dhe ai është lufta kundër Shtetit Islamik, al-Nusrës dhe grupeve të tjera të ngjashme, radikale dhe terroriste. Nuk duhet të harrojmë faktin se lufta ushtarake kundër këtyre grupeve është e nevojshme, porse paqja në Siri nuk mund të arrihet vetëm në atë mënyrë, nëse ne nuk e shoqërojmë me një proces politik”, ka thënë Steinmeier në një konferencë për media në Madrid, së bashku me ministrin e Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia-Margallo.

Steinmeier ka thënë se në bisedime për zgjidhjen e konfliktit duhet të përfshihen partnerët arabë, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Irani.

XS
SM
MD
LG