Ndërlidhjet

Jahjaga, Veseli diskutojnë për zhvillimet në Kuvend


Kuvendi i Kosovës gjatë seancës më 8 tetor.

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës më 8 tetor.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.

Siç thuhet në një njoftim nga Zyra e Presidentes, Jahjaga ka shprehur shqetësimin e saj për “veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit” dhe për “pengimin e procesit demokratik”.

Të enjten, deputetët opozitarë kanë penguar folësit me fishkëllima të bilbilave, me hedhje të ujit dhe tym.

Edhe në tri seanca paraprake, opozita ka ndërprerë punimet e Kuvendit dhe është zotuar se do të bëjë një gjë të tillë derisa kryeministri Isa Mustafa të mos tërheqë nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

“Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare, të cilën synojmë ta ndërtojmë”, thuhet në komunikatën që ka publikuar sot zyra e presidentes Jahjaga.

XS
SM
MD
LG