Ndërlidhjet

Sulme të reja me thika në Izrael


Izrael - foto arkivi
Izrael - foto arkivi

Një izraelit hebre është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka sulmuar katër arabë me thikë në qytetin Dimona.

Dy nga viktimat e incidentit të sotëm janë identifikuar si izraelitë arabë, ndërsa është e paqartë nëse dy të tjerët janë palestinezë ose izraelitë arabë.

Policia ka thënë se sulmi ka qenë “hakmarrje nacionaliste” për therjen me thikë të tetë izraelitëve hebrenj, në incidente të ndara, gjatë javës së kaluar.

Dy persona janë vrarë në këto incidente.

Tre palestinezë po ashtu janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në ditët e fundit, gjatë përleshjeve me forcat izraelite të sigurisë.

XS
SM
MD
LG