Ndërlidhjet

Mustafa kërkon mbështetjen e Holandës për proceset integruese


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Mustafa ka falënderuar ambasadoren për përkrahjen që Holanda ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes për proceset integruese në BE, nisur nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe liberalizimi i vizave.

Willems, në anën tjetër, ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Holandës për proceset në vend.

XS
SM
MD
LG