Ndërlidhjet

Mustafa, Vuçiq në darkë joformale javën e ardhshme


Mustafa, Mogherini, Vuçiq - foto arkivi

Mustafa, Mogherini, Vuçiq - foto arkivi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka ftuar në një darkë joformale, javën e ardhshme, kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Siç bën të ditur Bashkimi Evropian, takimi ka për qëllim të shqyrtojë përparimin e dialogut mes palëve dhe rrugën përpara.

“Darka do të zhvillohet të martën, më 13 tetor, në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Mogherini është ndërmjetësuese e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

XS
SM
MD
LG