Ndërlidhjet

logo-print

IS avancon në Siri, pavarësisht sulmeve ruse


Siri

Siri

Aktivistët antiqeveritarë në Siri kanë bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë marrë nën kontroll disa fshatra pranë qytetit Alepo.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Londër, ka thënë se forcat xhihadiste të Shtetit Islamik kanë kapur fshatrat Tel Suseen dhe Tel Qarah nga grupet e tjera që luftojnë kundër Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.

Kreu i Vëzhguesit, Rami Abdulrahman, ka thënë se avancimet vijnë në vazhdën e sulmeve ajrore të Rusisë në Siri, për të cilat Moska thotë se kanë për qëllim të dëmtojnë grupin ekstremit të Shtetit Islamik.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë sot se ka kryer 67 sulme në 24 orët e fundit, duke goditur mbi 60 “caqe terroriste” në Siri.

XS
SM
MD
LG