Ndërlidhjet

Vriten rreth 100 talibanë në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Policia afgane ka bërë të ditur se rreth 100 luftëtarë talibanë janë vrarë dhe afro 50 të tjerë janë plagosur në një operacion ushtarak, të mbështetur nga NATO-ja, në provincën Kandahar.

Zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Zia Durrani, ka thënë se operacioni ka nisur pasi dhjetëra kryengritës kanë hyrë në qarkun Shorabak të Kandaharit nga Pakistani fqinj.

“Kemi pasur informacione nga inteligjenca se militantët kanë hyrë në Afganistan dhe kemi qenë të përgatitur”, ka thënë Durrani për Radion Afganistani i Lirë.

Sipas tij, forcat afgane nuk kanë pësuar viktima.

Talibanët nuk kanë bërë ende ndonjë koment për ngjarjen.

XS
SM
MD
LG