Ndërlidhjet

Gjermani, rriten sulmet ndaj shtëpive me azilkërkues


Gjermani

Gjermani

Qeveria e Gjermanisë ka bërë të ditur se, këtë vit, ka pasur gati 500 sulme ndaj shtëpive të dedikuara për azilkërkues.

Shifra është tri herë më e madhe se në vitin 2014.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ka thënë se dhuna e tillë është “e turpshme”.

“Dy të tretat e sulmeve janë kryer nga banorët lokalë që nuk kanë pasur të kaluar penale”, ka thënë de Maiziere.

Gjermania pret së paku 800,000 azilkërkues këtë vit.

Shumë nga migrantët që ikin nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika dhe që arrijnë në Evropë përmes Ballkanit, kanë shprehur dëshirën për t’u vendosur në Gjermani.

XS
SM
MD
LG