Ndërlidhjet

Pentagoni ndryshon taktikën e mbështetjes për rebelët sirianë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Pentagoni ka bërë të ditur se do të braktisë programin e tij për trajnimin e rebelëve të moderuar sirianë dhe se do të përqëndrohet në sigurimin e mbështetjes për grupet e themeluara opozitare, të cilat tashmë luftojnë kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS) brenda Sirisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka udhëzuar Pentagonin që të sigurojë armatim për “një grup të zgjedhur të udhëheqësve të verifikuar dhe njësiteve të tyre”, për t’i dhënë “goditje të bashkërenduar” IS-it, thuhet në komunikatën e Pentagonit.

Nënsekretarja e Mbrojtjes, Christine Wormuth, u ka thënë gazetarëve se Pentagoni do të sigurojë “llojet themelore të pajisjeve” për liderët e grupeve dhe jo armë të tilla si raketat anti-tank.

Pentagoni ka pranuar se programi i tij, në vlerë prej 500 milionë dollarësh, i cili ka përfshirë trajnimin e rekrutëve individualë dhe kthimin e tyre në fushën e betejës, është përballur me “sfida të konsiderueshme”.

XS
SM
MD
LG