Ndërlidhjet

logo-print

Koreja V. shënon 70-vjetorin e partisë


Kore e Veriut

Kore e Veriut

Koreja e Veriut ka mbajtur një paradë masive ushtarake për të shënuar 70-vjetorin e Partisë Komuniste.

Parada në Phenjan është vetëm njëra nga ngjarjet në gjithë vendin.

Lideri Kim Jong Un ka përshëndetur masën nga podiumi.

"Jemi të gatshëm të luftojmë çdo lloj të luftës nga imperialistët amerikanë", ka thënë ai.

Asnjë udhëheqës i huaj nuk është duke ndjekur ngjarjet.

Aleati kryesor i Koresë së Veriut, Kina, ka dërguar një zyrtar të lartë të partisë.

Korrespondentët thonë se ngjarjet e sotme do të vëzhgohen nga afër për të parë nëse do të ketë ndonjë pajisje të re ushtarake që tregon për zhvillimin ushtarak të Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG