Ndërlidhjet

Së paku 20 të vrarë nga shpërthimet në Ankara


Ankara, 10 tetor 2015.
Ankara, 10 tetor 2015.

Dy shpërthime kanë ndodhur pranë stacionit kryesor të trenit në Ankara, duke shkaktuar disa viktima.

Raportet fillestare flasin për së paku 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Qeveria turke e ka cilësuar incidentin si “sulm terrorist”.

Shënjestër duket se ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Raportet thonë se qeveria është duke hetuar nëse shpërthimet kanë qenë sulme vetëvrasëse.

XS
SM
MD
LG