Ndërlidhjet

Ankara: 30 të vrarë, mbi 100 të plagosur


Ankara, 10 tetor 2015.

Ankara, 10 tetor 2015.

Tridhjetë njerëz janë vrarë dhe 126 janë plagosur nga dy shpërthime që kanë ndodhur jashtë staconit kryesor të trenit në Ankara.

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Brendshme e Turqisë.

Qeveria turke e ka cilësuar incidentin si “sulm terrorist”.

Shënjestër duket se ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Raportet thonë se Qeveria turke është duke hetuar nëse shpërthimet kanë qenë sulme vetëvrasëse.

XS
SM
MD
LG