Ndërlidhjet

logo-print

Militantët nga Gaza hedhin raketë në Izrael


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë hedhur sot një raketë në jug të Izraelit.

Në deklaratë thuhet se raketa ka rënë në një zonë rurale dhe se askush nuk është plagosur.

Të premten, gjashtë palestinezë janë vrarë pranë gardhit kufitar me Gazën.

Në ditët e fundit ka pasur një valë sulmesh dhe konfrontimesh midis forcave izarelite dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG