Ndërlidhjet

Thaçi "i tronditur" nga sulmet në Ankara


Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, është shprehur i tronditur me "sulmin e sotëm terrorist" në Ankara.

Dy shpërthime pranë stacionit kryesor të trenave në kryeqytetin turk kanë lënë së paku 86 njerëz të vrarë dhe 186 të plagosur.

“Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me popullin turk dhe familjet e viktimave. Ne solidarizohemi përkrah popullit turk në këto çaste të rënda për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Turqisë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, aktet e tilla mizore terroriste dëshmojnë se sa i nevojshëm dhe i drejtë është vazhdimi pa kompromis i luftës kundër terrorizmit.

"Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit", ka thënë Thaçi përmes një deklarate për media.

XS
SM
MD
LG