Ndërlidhjet

Platini ngre ankesë për pezullimin 90-ditësh


Presidenti i UEFA-s, Michel Platini.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini.

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, Michel Platini, ka paraqitur ankesë te Federata Botërore e Futbollit, FIFA, kundër pezullimit nga bota e futbollit për 90 ditë.

Komiteti i etikës i FIFA-s ka marrë vendimin për pezullim të enjten, pasi Platini dyshohet se ka pranuar një pagesë të paligjshme nga FIFA.

UEFA ka konfirmuar sot për agjencinë The Associated Press se Platini ka paraqitur ankesën e tij.

Komiteti etik i FIFA-s ka pezulluar për 90 ditë edhe presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

XS
SM
MD
LG