Ndërlidhjet

Sulmi në Ankara, Mustafa ngushëllon Davutoglun


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke i shprehur ngushëllime pas sulmit terrorist në Ankara, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra njerëz.

Në telegram, Mustafa ka shprehur pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, “duke bashkëndjerë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë turke, në këto momente të vështira”.

Dy shpërthime pranë stacionit kryesor të trenave sot në kryeqytetin turk kanë lënë së paku 86 njerëz të vrarë dhe 186 të plagosur.

XS
SM
MD
LG