Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga ngushëllon Erdoganin dhe popullin turk


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e sulmit të sotëm terrorist në Ankara, në të cilin kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë janë plagosur.

“Në emër të institucioneve të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura të njerëzve të pafajshëm, familjarëve të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Turqisë, si dhe shërim të shpejtë të të gjithë të plagosurve”.

“Institucionet e Kosovës dënojnë rëndë këtë akt terrorist dhe qëndrojnë pranë popullit turk në këto orë të rënda për të”, thuhet pos tjerash në telegramin e ngushëllimit nga presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG