Ndërlidhjet

logo-print

Gati 150,000 migrantë kanë kaluar nëpër Kroaci


Kroaci

Kroaci

Në Kroaci, nga mesnata deri në orën 12 të së shtunës kanë hyrë 4,894 migrantë, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme kroate.

Sipas saj, prejse ka nisur kriza me migrantë në Evropë, territorin kroat e kanë kaluar 149,818 sish.

Autoritetet kroate vazhdojnë t’i dërgojnë ata në mënyrë të organizuar në kufi me Hungarinë.

Kroacia është bërë vend tranzit për ta nga gjysma e shtatorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar fluksin e njerëzve.

Mbi 600,000 njerëz kanë arritur vetëm këtë vit në Bashkimin Evropian.

Shumica e tyre ikin nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

XS
SM
MD
LG