Ndërlidhjet

Militantët kurdë ndalojnë aktivitetet guerile në Turqi


Foto arkivi
Foto arkivi

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) ka shpallur ndërprerjen e aktiviteteve guerile në Turqi.

Grupi militant ka bërë njoftimin të shtunën, duke thënë se luftëtarët e tij do të shmangin veprimet që mund të parandalojnë zgjedhjet “e drejta” që do të mbahen në Turqi, më 1 nëntor.

Në njoftim nuk përmendet drejtpërdrejt shpallja e armëpushimit.

Njoftimi po ashtu nuk përmend shpërthimet në Ankara, në të cilat kanë humbur jetën së paku 86 njerëz.

Shënjestër e shpërthimeve ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ajo ka shpallur fushatën e saj separatiste në vitin 1984 dhe, qysh atëherë, mbi 40,000 njerëz janë vrarë.

XS
SM
MD
LG