Ndërlidhjet

Sulm kundër forcave të huaja në qendër të Kabulit


Kabul, 11 tetor 2015.

Kabul, 11 tetor 2015.

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer makinën e tij të mbushur me eksplozivë në afrësi të një autokolone të huaj ushtarake, në qendër të Kabulit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Najib Danish, ka thënë se numri i viktimave nuk është ende i qartë.

Talibanët kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ndodh në një periudhë të tensonuar, e cila pason luftimet midis forcave qeveritare dhe talibanëve në qytetin Kunduz, i cili për kohë të shkurtër ka rënë nën kontrollin e militantëve.

XS
SM
MD
LG