Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë forcat britanike në Kabul


Kabul, 11 tetor 2015.

Kabul, 11 tetor 2015.

Një autokolonë e ushtrisë britanike është sulmuar sot në qendër të Kabulit, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Sulmi, i cili ka ndodhur në një zonë të banuar, ka plagosur shtatë njerëz.

Mësohet se në mesin e të plagosurve nuk ka britanikë, por banorë lokalë.

Talibanët kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Ai ndodh në një periudhë të tensonuar, e cila pason luftimet midis forcave qeveritare dhe talibanëve në qytetin Kunduz, i cili për kohë të shkurtër ka rënë nën kontrollin e militantëve.

XS
SM
MD
LG