Ndërlidhjet

Ne Bjellorusi mbahen zgjedhjet presidenciale


Minsk, 11 tetor 2015.

Minsk, 11 tetor 2015.

Në Bjellorusi po mbahen sot zgjedhjet presidenciale.

Presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka, pritet të marrë edhe një mandat pesëvjeçar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë të shtunën se rreth një e treta e votuesve i kanë hedhur votat përpara zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se është bërë presion te shërbyesit civilë, pacientët e spitaleve dhe studentët që të votojnë më herët.

Rreth shtatë milionë bjellorusë kanë të drejtë vote në zgjedhjet presideciale, të cilat po bojkotohen nga kundërshtarët politikë të Lukashenkës.

Lukashenka konsiderohet si “dikatori i fundit i Evropës”.

Ai ka arritur të qëndrojë në pushtet për 21 vjet duke shtypur shoqërinë civile dhe mediat e pavarura, si dhe duke margjinalizuar politikanët e opozitës.

XS
SM
MD
LG