Ndërlidhjet

VOX

VOX: Ka apo jo politikë në Universitetin Publik?


Universiteti Publik "Hasan Pristina".

Universiteti Publik "Hasan Pristina".

Në Kosovë edhe sistemi i arsimit, sidomos institucionet e larta të arsimit janë të politizuara, shprehen disa të rinj, kryesisht studentë të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për rubrikën e përjavshëm “VOX” tëRadios Evropa e Lirë.

Sipas tyre, kjo vërehet, pasi një numër i mësimdhënësve u takojnë subjekteve të ndryshme politike në Kosovë. Ata, ndërkaq, thonë se arsimi është shndërruar në poligon të realizimit të ambicieve politike dhe në punësimin e përkrahëseve politik.

Por, cili është reflektimi i ndikimeve politike në këtë sistem konkretisht te studentët, ata japin vlerësime të ndryshme.

Visari, student, në Fakultetin e Arkitekturës, thotë se ka raste kur fëmijët e mësimdhënësve politikanë janë më të avancuar dhe më lehtë marrin nota.

“Unë, si student i Universitetit të Prishtinës, mendoj se ka ngecje nëzhvillimin e sistemit të arsimit, për arsye se një pjesë e atyre studentëve, prindërit e të cilëve kanë qasje në politikë, kanë më shumë përparësi se sa numri tjetër i studentëve që janë më të avancuar në mënyrëakademike. Ata më lehtë i kalojnë provimet dhe kanë përparësi të tjera”, shprehet Visari.

Gentrit Hajdari, është student në vitin e parë në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Shkencave Politike. Ai thotë se ka vërejtur politizimin e këtij sistemi me rastin e regjistrimit të studentëve të rinj:

“Unë kam dëgjuar për ndikimin e politikës në universitet, por nuk kam dashur të besoj. Por, politizimi është parë me rastin e regjistrimit tëstudentëve të rinj në fakultetet përkatëse. Nëse, ai ose familja e tij, i takojnë ose përkrahin ndonjë ,parti regjistrimi ka qenë i sigurt”.

Ndikimet e politikës reflektojnë drejtpërdrejt te studentët, thotë edhe Labinot Berisha, student në Fakultetin Teknik:

“Ka individë apo grupe të studentëve, që janë më të avancuar, janëaktivistë të ndonjë partie dhe profesorët mund të japin ndonjë notë mëlehtë. Por, nuk janë shumë të dukshme”.

Se sa është politizuar sistemi i lartë i arsimit në Kosovë , vërehet nga punësimi i profesorëve të partive të caktuara politike në Universitet, thotë Albina Muharremi, studente në Fakultetin e Edukimit.

“Politika ka ndikim të jashtëzakonshëm në sistemin arsimor. Punësimi i profesorëve bëhet përmes politikës, kemi një sistem arsimor të politizuar”, thekson Albina.

Profesorët mungojnë ose vonohen në raste të caktuara në ligjërata, thotë Blerimi, student i Fakultetit të Arkitekturës.

“Vonohen, por ata arsyetohen për shkaqe personale, tash nuk dihet a e thonë të vërtetën apo jo. Këto vonesa ndikojnë, por jo shumë”, shprehet Blerimi.

Por, disa studentë të tjerë theksojnë se nuk kanë vërejtur ndonjë ndikim të politikës në fakultetet ku ata studiojnë.

Njëra nga ato është Ariana Konjuhi, studente e vitit të dytë në departamentin e Gjuhës Angleze në Fakultetin Filologjik.

“Me sa e shoh unë, në fakultetin tim nuk ka ndonjë ndërhyrje të politikës”, thotë Ariana.

Edhe Mjellma Rexhepi, studente në departamentin e Matematikës Financiare, thotë se ka profesorë që janë të angazhuar në politikë, por pikëpamjet e tyre politike nuk i kanë paraqitur dhe as që janë vërejtur në ligjërata.

“Kam dëgjuar që janë aktiv në politikë, por jo që ndikojnë në vlerësimin e notave. Angazhimet e tyre në politikë, nuk kanë ndikuar që ata të vonohen gjatë kohës së ligjëratave apo konsultimeve”, tregon Mjellma.

Ngjashëm shprehet edhe kolegia e Mjellmës, Fatbardha Berisha. Ajo, madje, konsideron se nëse fillojnë të vërehen ndikimet e politikës në fakultet, studentët reagojnë.

“Deri më tani nuk ka ndonjë ndikim. Edhe pse ka profesorë të angazhuar edhe në proceset politike, asnjëherë nuk e përmendin politikën. Në qoftë se do të mungonin profesorët ose të ketë ndonjë ndikim politik, normalisht se studentët reagojnë. Edhe vetë profesorët na thonë të reagojmë nëse një profesor nuk vjen me kohë ose mungon vazhdimisht në ligjërata”, pohon Fatbardha.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG