Ndërlidhjet

Thaçi shpreh prapë optimizëm për pranimin në UNESCO


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur edhe sot se pret mbështetje të fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ai i ka bërë këto komente përmes një postimi në Facebook, pasi ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës.

Thaçi ka shprehur besimin se, pas anëtarësimit në UNESCO, jo vetëm Ulpiana, por edhe shumë lokalitete e objekte të vlefshme të trashëgimisë kulturore “do të mund të gëzojnë vlerësimin dhe mbrojtjen meritore edhe në nivel ndërkombëtar”.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ndërsa dhjetëra shtete kanë shprehur tashmë përkrahjen për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s.

Të hënën, pritet që Bordi Ekzekutiv të votojë për futjen e Kosovës në agjendë, ndërsa me 21 ose 22 tetor të votojë për rezolutën formale që rekomandon pranimin e Kosovës në UNESCO.

XS
SM
MD
LG