Ndërlidhjet

Iraku thotë se ka sulmuar autokolonën e liderit të IS-it


Lideri i të ashtuquajturit Shtet Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.
Lideri i të ashtuquajturit Shtet Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Forcat irakiane të sigurisë kanë thënë se kanë goditur autokolonën e liderit të militantëve të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi, me një sulm ajror pranë kufirit me Sirinë.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se fati i Baghdadit nuk është i qartë.

Sulmi ka ndodhur në provincën Anbar.

Ai nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Ka pasur edhe raporte të mëparshme se lideri i të ashtuquajturit Shtet Islamik është vrarë ose plagosur seriozisht në sulme, por asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar më pas.

XS
SM
MD
LG