Ndërlidhjet

Trump: Strategjia e Merkelit për migrantë - çmenduri


Donald Trump

Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se strategjia e Gjermanisë për mikpritjen e migrantëve është “çmenduri” dhe se kjo politikë vetëm se do të shkaktojë trazira në vend.

“Kam menduar gjithmonë se (kancelarja gjermane) Angela Merkel është udhëheqëse e madhe. Ajo çfarë ka bërë në Gjermani, është çmenduri. Është çmenduri”, ka thënë Trump për televizionin CBS.

Trump, popullariteti i të cilit është rritur goxha me platformën kundër migrantëve, ka thënë se Evropa do t’ia dalë me krizën me migrantë, por ka paralajmëruar se “do të ketë trazira në Gjermani”.

Gjermania pret këtë vit 800,000 deri në një milion azilkërkues dhe kancelarja Merkel ka thënë se vendi i saj mund të përballojë shifrën e lartë.

XS
SM
MD
LG