Ndërlidhjet

Putin përjashton dërgimin e këmbësorisë në Siri


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri, ku është duke kryer sulme ajrore kundër, siç thotë, caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS).

“Kjo është përjashtuar”, ka thënë Putin në një intervistë të transmetuar të dielën në kanalin shtetëror rus Rossia-1.

Ligjvënësit rusë, muajin e kaluar, i kanë dhënë Putinit miratimin për të nisur fushatë ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad, regjimi i të cilit, për më shumë se katër vjet, është duke luftuar fraksione të ndryshme rebele, përfshirë militantët e IS-it.

Opozita siriane dhe qeveritë perëndimore thonë se Rusia ka sulmuar edhe grupe rebele, përfshirë disa që janë trajnuar dhe pajisur nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë lidhje me militantët e IS-it.

Intervista e Putinit është transmetuar një ditë pasi Pengatoni ka thënë se Uashingtoni dhe Moska kanë shënuar “përparim” në bisedimet për shmangien e aksidenteve në hapësirën ajrore të Sirisë, pasi të dyja vendet janë duke zhvilluar fushata të ndara të bombardimeve.

XS
SM
MD
LG