Ndërlidhjet

Trupat qeveritare në Siri marrin nën kontroll disa territore


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Trupat e qeverisë së Sirisë, kanë shënuar përparim të dukshëm në marrjen nën kontroll të disa territoreve. Lajmi është konfirmuar nga qeveria në Damask dhe grupet rebele.

Këto përparime vijnë, pas fushatës ajrore ruse, e cila ka filluar pa paralajmërim më 30 shtator.

Një pjesë e territoreve në provincën Idlib dhe Hama janë tashmë nën kontrollin e qeverisë së presidentit Bashar al Assad.

Rusia ka thënë se ka kryer më shumë se 60 sulme në provincat Hama, Latakia, Idlib dhe Raqqa, gjatë 24 orëve të fundit. Moska zyrtare ka deklaruar se caku kryesor është i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Në një intervistë televizive në Rusi, presidenti Putin ka thënë se objektivi kryesor i Rusisë është “stabilizimi i autoritetit legjitim” të Presidentit Bashar al Assad dhe “krijimi i kushteve për kompromis politik” në Siri.

Putin ka mohuar se Rusia është duke sulmuar grupet e moderuara, që janë duke luftuar kundër regjimit të Assad-it.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë deklaruar se mbështetja e Rusisë, për presidentin Assad, është “gabim.”

XS
SM
MD
LG