Ndërlidhjet

logo-print

Turqia fillon sulmet ajrore kundër PPK-së


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Forcat ajrore të Turqisë, kanë filluar sulmet ajrore ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në Turqi dhe Irak.

Ushtria turke ka deklaruar se janë shkatërruar disa pozita të militantëve, në Metina dhe Zap, në veri të Irakut.

Më 10 tetor, janë sulmuar disa caqe të PPK-së, në provincën Diyarbakir.

Dhjetëra persona është raportuar se janë vrarë gjatë sulmeve.

Bastisjet kanë ardhur pasi PPK-ja u ka bërë thirrje aktivistëve të saj në Turqi, që t’i shmangin veprimet që mund t’i parandalojnë zgjedhjet “fer dhe të drejta” që do të mbahen në Turqi, më 1 nëntor.

Më 10 tetor nga dy sulme në Ankara, janë vrarë 95 persona.

Forcat e sigurisë kanë thënë se dyshojnë se pas sulmeve qëndrojnë militantë të grupit Shteti Islamik.

Shënjestër e shpërthimeve ka qenë një marshutë që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

XS
SM
MD
LG