Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten pesë persona


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Koalicioni i udhëhequr nga NATO në Afganistan ka konfirmuar se pesë persona të personelit të tij, përfshirë edhe dy ushtarë anglezë, janë vrarë gjatë përplasjes së një helikopteri, në bazën e tij në Kabul.

NATO ka konfirmuar se edhe pesë persona tjerë janë lënduar, në këtë incident.

Zyrtarë të NATO-s kanë thënë se incidenti nuk ka qenë “sulm i dhunshëm” dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Britania e Madhe ka konfirmuar vdekjen e personelit të saj dhe ka konfirmuar se ky shpërthim ka qenë “aksident dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti tjetër.”

XS
SM
MD
LG