Ndërlidhjet

Irani dënon gazetarin e Washington Postit


Jason Rezaian.
Jason Rezaian.

Një gjykatë në Iran ka dënuar gazetarin e Washington Post, Jason Rezaian.

Zëdhënësi i gjykatës iraniane, Gholamhossein Mohseni Ejeie ka thënë se vendimi për rastin e gazetarit Rezaian është marrë.

Jason Rezaian, i cili mban dy shtetësi, iraniane dhe amerikane, akuzohet për spiunazh dhe është burgosur, për më shumë se një vit.

Ai ka 20 ditë afat për t’u ankuar ndaj vendimit.

Departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se është duke monitoruar për së afërmi fatin e gazetarit dhe ka kërkuar lirimin e tij.

XS
SM
MD
LG