Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Rripin e Gazës


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Autoritetet në Izrael kanë thënë se kanë sulmuar dy caqe në Rripin e Gazës, pas sulmeve me raketa, që janë bërë në pjesën jugore të Izraelit.

Derisa ushtria izraelite kanë thënë se ka sulmuar një objekt me armatim të Hamasit, autoritetet palestineze kanë raportuar për një grua dhe një fëmijë të vrarë.

Zyrtarë të Bregut Perëndimor kanë thënë se një djalë 13 vjeçar është vrarë nga forcat izraelite, gjatë përleshjeve.

Më vonë është raportuar edhe për katër izraelitë të plagosur, gjatë sulmeve me thika.

Vetëm gjatë këtij muaji, mediat kanë raportuar se janë vrarë 24 palestinezë dhe 4 izraelitë, gjatë përshkallëzimit të dhunës.

XS
SM
MD
LG