Ndërlidhjet

Sulmohet shtëpia e kryetarit të Leposaviqit


Dragan Jabllanoviq
Dragan Jabllanoviq

Është sulmuar shtëpia e kryetarit të komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, por nuk ka të lënduar në njerëz.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 02:10 në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

Hoti, ka thënë se një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së Dragan Jabllanoviq duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas Hotit, njësitë përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vend-ngjarje dhe janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e incidentit.

XS
SM
MD
LG