Ndërlidhjet

Kirgizi: Hetohet ministri i mbrojtjes


Abibilla Kudaiberdiev.
Abibilla Kudaiberdiev.

Ministri i Mbrojtjes së Kirgizisë Abibilla Kudaiberdiev, është akuzuar për korrupsion.

Këshilli për Siguri Nacionale i Kirgizisë (UKMK) ka akuzuar ministrin Kudaiberdiev dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij për shpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim dhe përvetësim.

Sipas UKMK-së, hulumtuesit kanë zbuluar se një grup i udhëhequr nga ministri i mbrojtës kishte përvetësuar para publike, përmes firmës qeveritare, për ndërtimtari.

Nuk dihet nëse ministri Kudaiberdiev është arrestuar.

Ministria e Mbrojtjes nuk ka dalë ende me deklaratë zyrtare.

XS
SM
MD
LG