Ndërlidhjet

Obama akuzon Putinin për “lidership të dobët”


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin është duke treguar lidership të dobët, duke e mbështetur qeverinë në Damask.

Obama ka thënë se “Zoti Putin është duke i dërguar trupat e tij, ushtrinë e tij, vetëm për të mbajtur mezi, aleatin e tij,“ presidentin Bashar al Assad.

“Fakti që e ka bërë këtë nuk është ndonjë indikatorë i forcës,” ka thënë Obama, për mediat amerikane.

“Zgjidhja e krizës atje duhet të bëhet vetëm kur partnerët kryesore do ta pranojnë se atje duhet të ketë një qeveri të re transitore,” ka thënë Obama.

Deklaratat e Obamës janë bërë në kohën kur është raportuar se forcat qeveritare në Siri kanë shënuar progres duke marrë nën kontroll disa territore, me ndihmën e sulmeve ajrore të Rusisë.

XS
SM
MD
LG