Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëria iu bashkua Gjermanisë, Polonisë dhe Rumanisë


Kombëtarja e Shqipërisë në futboll

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll

Shqipëria u është bashkuar tri selekcioneve kombëtare të futbollit, që pas takimeve të mbrëmshme, u kualifikuan për pjesën finale të Kampionatit Evropian në Francë, në vitin 2016.

Gjermania e mundi Gjeorgjinë me rezultat 2:1, dhe e kryeson Grupin D, para Polonisë, e cila e mundi Irlandën me rezultat të njejtë.

Shqipëria arriti të kualifikohet për të parën herë në pjesën finale të Kampionatit Evropian, pasi e mundi Armeninë në Erevan me rezultat 3:0, duke u plasuar e dyta në Grupin I, pas Portugalisë, e cila tashmë është kualifikuar.

Në ndeshjen e fundit, Portugalia e mundi Serbinë me rezultat 2:1, duke e fituar ndeshjen e shtatë kualifikuese të njëpasnjëshme, pas disfatës befasuese kundër Shqipërisë (0:1) në fillim të garave të Grupit I.

Rumania me fitoren 3:0 kundër Ishujve Faroe e siguroi pozitën e dytë, pas Irlandës Veriore në Grupin F.

XS
SM
MD
LG