Ndërlidhjet

logo-print

Austri: Në 36 orët e fundit – arritën mijëra migrantë


Pamje e migrantëve në Nickedsdorf të Austrisë, në kufi me Hungarinë

Pamje e migrantëve në Nickedsdorf të Austrisë, në kufi me Hungarinë

Gjithsej 12,220 migrantë kanë hyrë në pjesën lindore të Austrisë, gjatë 36 orëve të fundit, derisa po vazhdon depërtimi i migrantëve nga Lindja e Mesme nëpër vendet e Ballkanit, për në shtetet e Bashkimit Evropian, ka thënë sot policia.

Sipas policisë, të dielën, 8,540 vetë kanë hyrë nëpër vendkalimin kufitar Nickelsdorf me Hungarinë, ndërsa deri në mëngjesin e sotëm kanë hyrë edhe 3,680 migrantë të tjerë.

Zëdhënësi i policisë së Austrisë, Gerald Koller, i ka thënë agjencisë AFP se rritja aktuale e numrit të migrantëve, pas disa ditëve më të qeta, ka nodhur për shkak të shtimit të numrit të hyrjes së këtyre njerëzve nga Greqia në Maqedoni. Ata synojnë vazhdimin e rrugës për në Serbi, Kroaci dhe Hungari.

Nga ana tjetër, policia hungareze tha se 7,879 njerëz kanë hyrë në këtë vend ditën e diel, nëdrsa të shtunën në Hungari kanë hyrë 7,907 migrantë.

Ky është fluksi më i madh i migrantëve në Evropë, gjatë së cilit disa qindra mijëra njerëz kanë hyrë në kontinent këtë vit, shumica prej tyre duke u larguar nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG