Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një femër afgane që punonte për OKB-në


Pamje e ndërtesës së gjykatës në Kandahar të Afganistanit, e cila ishte sulmuar nga talibanët më 26 maj 2015

Pamje e ndërtesës së gjykatës në Kandahar të Afganistanit, e cila ishte sulmuar nga talibanët më 26 maj 2015

Zyrtarët e Afganistanit kanë njoftuar se një femër afgane, punëtore e Kombeve të Bashkuara, është vrarë në qytetin Kandahar.

Mëtutje, zyrtarët thanë sot se shtetasja afgane, Toopakai Olfat, ishte duke shkuar nga puna në shtëpi, kur dy persona të armatosur me motoçikleta e vranë.

Misioni ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) e ka konfirmuar vrasjen e afganes, Toopakai Olfat, duke theksuar se është “i zemëruar me vrasjen e anëtarit të personelit”.

Deri tash ankush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e saj.

XS
SM
MD
LG