Ndërlidhjet

Ukrainë: Ndalohen fluturimet e kompanive ruse


Pamje e një aeroplani të kompanisë ajrore ruse Aeroflot

Pamje e një aeroplani të kompanisë ajrore ruse Aeroflot

Qeveria e Ukrainës thotë se i ka ndaluar të gjitha kompanitë ajrore ruse, që të fluturojnë në Ukrainë, prej datës 25 të këtij muaji, si përgjigjje ndaj vendimit të Moskës, në muajion shtator, për ndërmarrjen e masave me të cilat ndalohen kompanitë ajrore të Ukrainës që të fluturojnë në Rusi.

Këto masa ndëshkueese të Kievit janë shpallur sot dhe kanë të bëjnë me dy kompani ruse: Utar e Siberisë dhe Saratov Airlines, pasi Ukraina më herët i ka përfshirë në masat e ndalimit kompanitë e tjera të mëdha ruse për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014.

Më 16 shtator, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka përfshirë në listën e zezë kompaninë kryesore ajrore ruse, Aeroflot, dhe tri kompani shtetërore, që kanë ofruar fluturime të rregullta në Ukrainë.

Shërbimi ajror shtetëror në Kiev tha se kompanitë ruse nuk lejohen të aterojnë në Ukrainë, por do të lejohen të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të këtij vendi, gjatë fluturimeve në vendet e tjera.

Tash e vetmja mundësi për udhëtim ajror ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës mbetet fluturimi nëpër vendet baltike ose disa vende të tjera, me qasje relativisht të favorshme në Rusi.

XS
SM
MD
LG